Fotografitë e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në sallën e Westminster gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, mund të jenë një shkelje e rëndë e protokollit mbretëror.
Sot, Presidentja e Kosovës ka marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës së Britanisë së Madhe dhe të Komonuelthit, ku ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka realizuar disa fotografi brenda sallës.
Një veprim i ngjashëm i presidentit të Armenisë, Vahagn Khachaturya, i cili ka realizuar fotografi brenda sallës ku gjendej arkivoli i mbretëreshës, ka shkaktuar zemërim në Britani të Madhe.
Reagime të ngjashme tashmë kanë nisur nëpërmjet platformës Twitter edhe ndaj Presidentes së Kosovës, në postimin e saj.
“Është funerali i një zonje të vjetër. Ke pak respekt”, i drejtohet presidentes një përdorues në Twitter.
“Presidente, ke shku në funeral, jo në takim bilateral”, i drejtohet një tjetër.
“Duheta ta shkarkosh këdo që ka bërë këto fotografi”, i ka thënë një tjetër.
Mediat britanike kanë raportuar se fotografimi nga ndihmësi i tij, është shpërndarë dhe kritikuar nga britanikët si një akt mosrespekti ndaj mbretëreshës tashmë të ndjerë.
Presidenti armen, i njohur si aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, është kapur nga incizimet teksa fotografohej në mënyrë ta pandalshme afër arkivolit.
Në Funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II: Osmani takohet me Biden, tregon çfarë biseduan
Madje, edhe kur është përkulur para arkivolit, ndihmësi i tij është parë teksa ka nxjerrë telefonin për të realizuar fotografi.
Sipas mediave, protokolli ndalon në mënyrë strikte përdorimin e çfarëdoshëm të kamerave brenda ndërtesës së vjetër 1000 vjet, ku ndodhej trupi i mbretëreshës.
Sipas “The Sun”, stafi i sallës në Ëestminster është nervozuar me aktin e presidentit armen. Një person që ka folur për gazetën ka thënë: “Ishte veprim i madh mosrespekti. Krejtësisht e pafalshme për mua. Do të duhej të turpërohej nga vetja.”.
“E tmerrshme. Dërdëllitej në platformë, qeshte dhe nuk shfaqte respekt”, ka thënë një tjetër.
Një fotografi tallëse ndaj presidentit armen, pas skandalit të tij
“Ishin qindra njerëz në atë sallë dhe askush nuk po fliste. Vetëm ai. Cak, cak, cak, cak. Qartazi, ai planifikonte që të bënte fotot”, ka thënë një person tjetër.
Gjatë funeralit, Presidentja Osmani ka takuar presidenten Biden, ku sipas saj, e ka falënderuar për mbështetjen e Kosovës../Botapress.info/