Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Londër me presidentin e ShBA’së, Joe Biden. Këtë e ka bërë të ditur vetë e parja e shtetit tonë përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta Botapress.info
Në Funeralin Shtetëror që po mbahet në Londër për Mbretëreshën Elizabeth II ka marrë pjesë edhe Osmani së bashku me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu.
Presidentja ka publikuar fotografi nga biseda me Biden, nga i cili thotë se morri mbështetjen e tij të plotë për Kosovën.
”Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve,” shkruan ajo. /gazetametro.net