Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kundërsulmi i Ukrainës kundër trupave ruse ka qenë shumë efektiv, por paralajmëroi se vendet duhet të përgatiten për një kohë të gjatë, pasi kjo nuk sinjalizon fillimin e fundit të luftës.
“Është sigurisht jashtëzakonisht inkurajuese të shohësh se forcat e armatosura ukrainase kanë qenë në gjendje të rimarrin territorin dhe gjithashtu të godasin prapa linjave ruse”, tha Stoltenberg për radion BBC.
Vrasja që tronditi Prishtinën në vitin 2019: Gjithçka u planifikua me SMS
“Në të njëjtën kohë, ne duhet të kuptojmë se ky nuk është fillimi i fundit të luftës, ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë”, shtoi ai./Botapress.info/