A po shkon drejt fundit lufta në Ukrainë? Paralajmëron shefi i NATO-s dhe jep mesazhin e fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kundërsulmi i Ukrainës kundër trupave ruse ka qenë shumë efektiv, por paralajmëroi se vendet duhet të përgatiten për një kohë të gjatë, pasi kjo nuk sinjalizon fillimin e fundit të luftës.

“Është sigurisht jashtëzakonisht inkurajuese të shohësh se forcat e armatosura ukrainase kanë qenë në gjendje të rimarrin territorin dhe gjithashtu të godasin prapa linjave ruse”, tha Stoltenberg për radion BBC.

LEXO EDHE KETE

Vrasja që tronditi Prishtinën në vitin 2019: Gjithçka u planifikua me SMS

“Në të njëjtën kohë, ne duhet të kuptojmë se ky nuk është fillimi i fundit të luftës, ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë”, shtoi ai./Botapress.info/

ngjashme