Simptoma që mbetet gjatë tek ata persona që e kanë kaluar Covid

Sindroma Long Covid është një shqetësim i cili duhet marrë në konsideratë thonë studiuesit, të cilët flasin për një gjendje që do të vazhdojë, edhe nëse koronavirusi trajtohet.

Ka shumë simptoma të raportuara nga pacientët, por njëra duket se është më dominuesja dhe ka të bëjë me Covid-in që zgjat.

Nga një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rezultuar ata persona që e kanë kaluar koronavirusin dhe që vuajnë nga sindroma Long Covid përjetojnë një sërë simptomash, duke përfshirë disa më pak të rënda, si rënia e flokëve dhe humbja e dëshirës seksuale, por edhe disa më serioze, siç janë dëmtimet në enët e gjakut.

Prej tyre njëra duket të jetë simptoma që shfaqet në shumicën dërrmuese të pacientëve me Covid të gjatë dhe lidhet me gjumin.

Sipas të dhënave të publikuara në JAMA Network Open nga studiuesit amerikanë të Cleveland Clinic, një numër i madh njerëzish që vuajnë nga Long Covid shpesh raportojnë se një nga simptomat që përjetojnë është çrregullime të ndryshme të gjumit, duke përfshirë pagjumësinë, gjumin e parehatshëm, konfuzionin e trurit, por edhe ndjenja e vazhdueshme e lodhjes.

“Këto janë ankesat më të zakonshme që dëgjojmë në klinikë çdo ditë.”

Kështu deklaroi Cinthya Pena, specialiste e gjumit në klinikën Cleveland.

Studiuesja mblodhi dhe studioi të dhëna për më shumë se 960 persona midis shkurtit të vitit 2021 dhe prillit 2022. Duke vlerësuar këto të dhëna, ajo doli me këto shidra:

Rreth 41% e pacientëve me Covid të gjatë raportuan shqetësime të moderuara të gjumit; 8% po përjetonin çrregullime të rënda; 67% raportuan se ndjeheshin të lodhur. Rreth 22% përjetuan lodhje të rëndë.

Sipas Pena, ekspertët e shëndetit janë ende duke u përpjekur të kuptojnë mekanizmin themelor që shkakton shqetësime të gjumit në disa pacientë me Covid të gjatë, krahasuar me të tjerët.

“Ka lindur një pikëpyetje dhe ne po përpiqemi të zbulojmë se çfarë fshihet pas këtij fenomeni, për të zhvilluar ndërhyrje të synuara, të ndryshme për çdo grup të veçantë pacientësh.”

Ajo vuri në dukje se tashmë ka trajtime të disponueshme për problemet që lidhen me gjumin, por kohëzgjatja e kohës që i duhet pacientit për të parë përmirësim nuk mund të përcaktohet.

Së fundi, këshillohet që ata që vërejnë simptoma të tilla të drejtohen tek ekspertët, duke kërkuar ndihmë për të lehtësuar çrregullimet që i mundojnë./Botapress.info/

ngjashme