Christopher Hyland, ish-zyrtar i administratës amerikane, në kohën kur Bill Clinton ishte presdient i SHBA-së, u takua me kryeminsitrin në detyrë Albin Kurti.
Ai tha se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, ashtu si edhe formimi i Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, partitë opozitare duhet t’ia lejojnë Kurtit edhe një mandat, sepse ai ka marrë më shumë vota sesa partitë e mëdha të kombinuara.
“Takimi shkoi shumë mirë. Ai është një njeri me vetëbesim dhe autoritet. Kjo krizë që po kalon Kosova do të tejkalohet dhe vendi do të ketë një të ardhme më të mirë. Konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, ashtu si edhe formimi i Qeverisë.”
Sipas tij, partitë opozitare duhet t’ia lejojnë Kurtit edhe një mandat, sepse ai ka marrë më shumë vota sesa partitë e mëdha të kombinuara.
“Albin Kurti beson se kjo periudhë do të kalojë. Besoj që nëse presidenti Trump do të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë. Kosova do të jetë dhe duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe çfarëdo tensionesh të ketë tani, janë të përballueshme. Kosova duhet ta zgjidhë çështjen e saj me Serbinë. Serbia është duke e bllokuar progresin, sepse ata përfitojnë shumë kur nuk ka progres, marrin shumë shpërblime nga BE dhe Rusia”, tha Hyland.



Të tjera
Aktuale
Tubimi i LDK’së në Vranjevc, Abdixhiku: Kjo është Kodra e Trimave, sonte na la të gjithëve pa fjalë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dardan Sejdiu: Kurti taksat tona po i përdor për mashtrim në zgjedhje
Ish-anëtari i LVV-së, Dardan Sejdiu, ka
Aktuale
A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla
Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka