Sikurse në Shqipëri e Maqedoni, edhe në Mal të Zi sot kanë fluturuar bombarderët amerikanë.TV Teuta ka publikuar pamje nga fluturimi i tyre mbi Ulqin.
Këto fluturime po kryhen për të treguar përkushtimin ndaj aleatëve të NATO-s, teksa janë rritur tensionet për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
“Qëllimi i këtyre fluturimeve është për të demonstruar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë që gjenden në Evropën Juglindore”, u tha në deklaratën e forcave ajrore amerikane në Evropë.
Avionët luftarakë B-52H Stratofortress janë avionë me rreze të gjatë veprimi dhe kanë aftësi që të bartin bomba dhe të kryejnë sulme me një seri armësh të inventarit të ushtrisë amerikane.
Aleatët e NATO-s po dërgojnë anije dhe avionë luftarakë për të forcuar krahun lindor të Aleancës në kundërpërgjigje ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Në qershor, forcat ajrore amerikane kishin dërguar dy avionë F-35 për të kryer fluturime mbi shtetet e Baltikut. /Botapress.info/