Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me faktin se në Kosovë, nga sot kanë nisur reduktimet e energjisë, ndonëse ende jemi në sezonën e verës.
Olluri si zgjidhje ka propozuar të kontaktohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kjo sepse në mediat e Sllovenisë raportuan se ambasadori kishte marrë 600 mijë euro nga zyra e GEN-it në Beograd dhe ia kishte dërguar kryeministrit të tanishëm të Sllovenisë, Robert Golob.
“Thirrne Martin Berishajn. Nashta mundet me na ndihmu diçka. I njeh do të Beogradit që merren me rrymë”, shkruan Olluri./Botapress.info/