Tre kryetarët e regjionit të Anamoravës kanë nënshkruar një dokument në të cilën është e paraqitur kërkesa për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve nëpër vendkalimet kufitare Breznicë – Karaçevë dhe Dobrosin – Pogragjë.
Por, në dokumentin e nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, kryetari i Kamenicës dhe ai i Bujanocit ka diçka që nuk shkon.
Në dokument shihet se data e figuruar është 22 gusht 2022, e që do të duhej të ishte 22 korrik 2022.
Ky gabim mund të jetë teknik, por të mos lëmë anash edhe ndikimin e temperaturave ekstreme që kanë mbizotëruar ditët e fundit në vendin tonë./Botapress.info/
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/07/293838897_342107407980472_1740409737593767015_n.jpg)