Duke folur për krizën energjetike, deputeti Besnik Tahiri, ka thënë se nga takimi që ka pasur me KEDS, i është thënë se kriza e energjisë elektrike do të jetë e papërballueshme, shkruan Gazeta Botapress.info.
Tahiri ka thënë se ende nuk janë transferuar parat e premtuar për subvencionim të energjisë elektrike, ndërsa ka theksuar se mund të ketë edhe një rritje tjetër e energjisë elektrike.
““Qeveria ende nuk i ka transferuar mjetet për të cilat është zotuar për subvencionim të energjisë. Është e papranueshme të vazhdoje me avazin e vjetër, tri herë vitin e kaluar institucionet e patën paralajmëruar Qeverinë. Kërkojmë nga qeveria ta trajtojë urgjentisht këtë çështje. Marrëveshja për energjinë me Serbinë. Serbia ende nuk e ka dorëzuar listën e konsumatorëve dhe nuk ka ende asnjë fjalë të vetme nga Qeveria jonë”, ka thënë Tahiri.
Gjithashtu ka qenë edhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, e cili ka reaguar në lidhje me energji elektrike dhe mos pagesën ende të 100 milionë euro nga qeveria për subvencionim të energjisë elektrike.
“Pyetja për ju dhe ministrin e Financave, ku është problemi i moszbatimit të subvencionit prej 100 milionë euro. A mund të ju garantoni qytetarët që nuk do të ketë edhe një ngritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike. Qytetarët sot po përballen me ngritje të çmimit mbi 14%, edhe një ngritje tjetër do ti gjunjëzonte”, ka thënë Bajrami.
Duhet theksuar se Qeveria e Kosovës kishte ndarë mbi 100 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike me synim për të ulur ndikimin e rritjes së tarifave tek konsumatorët, por nuk dihet pse ende nuk i janë ndarë këto para./Botapress.info/