Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka thënë se “dikur kemi pasur edhe raketa anti-breshër”.Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Kokaj ka shtruar pyetje për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, rreth planeve për sistemin anti-breshër.
“Ne kemi kompensuar me 3 milionë euro bujqit për humbjet e dy viteve të fundit nga breshëra. Jemi duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Faton Peci në përgjigjen e tij.
Po ashtu Peci ka shtuar se “sistemi anti-breshër që e ka pasur Kosova tashmë në Evropë është i tejkaluar”.
Pastaj vazhdoi Kokaj duke thënë se “s’po guxon ta përdor fjalën raketë”, por dikur “ka pasur edhe raketa anti-breshër”. /Botapress.info/