Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas pretendimeve të opozitës për parregullsi në proces.
Lideri serb duket se është i sigurt në fitoren e tij dhe për këtë arsye deklaroi se për të shuar këto zëra është e nevojshme të lejohet hapja e të gjitha kutive të materialeve zgjedhore për këdo që ka dyshime.
“Të gjithë që kanë dëshirë të rishikojnë gjithçka duhet të lejohen, prandaj gjithçka duhet të jetë transparente. Mund t’i numëroni 100 herë, si të doni. Natyrisht që nuk ka parregullsi”, tha Vuçiq, shkruan a2cnn.
Opozita mbajti një protestë në Beograd dhe Nish, me kërkesën për të pasur qasje në materialin zgjedhor.



Të tjera
Lajme
Policia sekuestron sasi të konsiderueshme armësh në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Lajme
Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi
Aktuale
MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe