Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të angazhohet në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, me fokus të veçantë gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në territorin e Kosovës.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit zyrtar dhe për zhvillimin normal të aktiviteteve të parashikuara në agjendë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore.
Këto ndërprerje do të jenë në intervale të shkurtra kohore dhe, në rast nevoje, trafiku do të riorientohet në rrugë alternative.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së kësaj vizite zyrtare.
Të tjera
Showbiz
Olta Gixhari e papërmbajtshme, shfaqet provokuese më këtë veshje
Olta Gixhari është një nga aktoret
Aktuale
Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet
Nga apostull i moralit politik, në
Aktuale
KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
KFOR ka njoftuar se ka