Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, e cila tashmë është zyrtarizuar edhe si kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për deputete, i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti lidhur me çështjen e rrymës.
Në një postim në Facebook, Ymeri ka shkruar se Kurti si kryeministër në detyrë ka dalë në kundërshtim me deklaratat e zyrës së vet, duke iu referuar Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030, të publikuar nga ZKM, transmeton Klankosova.tv
Sipas këtij raporti: “Gjysma (50%) e importeve fizike të energjisë elektrike të Kosovës në vitin 2022 ka ardhur vetëm nga Serbia dhe energjia tjetër prej 25% është furnizuar nga Maqedonia e Veriut”.
Por, Kurti të mërkurën shkroi se me ardhjen e tyre në pushtet, shteti serb e ka humbur ndikimin politik dhe atë ekonomik.
Megjithatë, sipas Ymeri, ky është një rast tjetër që dëshmon një gjë të qartë për qeverisjen e Vetëvendosjes, transmeton Klankosova.tv
“Edhe një rast ku shihet se në këtë vend nuk ka udhëheq Vetvendosja, po VukVendosja.
Kanë vendos tjera interesa për ekonominë tonë Vuk, GEN etj por jo Albini si Kryeministër.”



Të tjera
Aktuale
Në QNR rinumërohen 834 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve
Lajme Opinione
Ibrahim Rugova- prijësi intelektual
Shkruan: Ndue Ukaj I Duket sikur
Lajme
Vrasja që tronditi Dragashin, dihet kush është i dyshuari
Ferzidin Boza, rreth moshës 30-vjeçare, është