Tërheqja nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë nga qeveria Kurti, ani pse një gjë e tillë ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti, për njohësin e çështjeve politike, Fitim Salihu, po e shpërfaq atë (Albin Kurti v.j) si mashtrues.
Salihu thotë se ai nuk ështe befasuar aspak me këtë veprim të Kurtit, pasi që thotë se e ka ditur qysh kohë më parë që ai është mashtrues.
Salihu përmend disa raste, teksa thotë se Kurti dhe qeveria e tij, janë duke i bërë të njejtat gjëra të cilat i kanë kundërshtuar tek qeveritë e kaluara.
Përmend tenderët partiakë dhe punësimet familjare.
“Ne të cilët e kemi thënë tani e sa kohë që Albin Kurti është mashtrues, nuk jemi befasuar nga fakti që ai ka gënjyer për reciprocitetin. Vetëm më vjen mirë që tani opinioni e pa që ai është mashtrues. Më vjen keq për elektoratin e tij që ua kërkoi votën duke thënë se s’po e lenë ta mbajë reciprocitetin. Ata janë të mashtruesit e mëdhenj nga Kurti.
Kjo e sodit është thjesht e vërteta se çfarë mund të presim nga kryeministri Kurti. Ka folur kundër tenderëve partiakë e punësimeve familjarë, të njejtat po i bën. Ka folur kundër negociatave pa kërkimfalje nga Serbia, atë po e bën. Ka folur kundër largimit të reciprocitetit, atë po e bën. Rasti i sodit është thjeshtë demaskim i mashtrimit të tij perfid dhe vërtetim i asaj që tani e sa muaj, e themi shumë prej nesh”, ka thënë Salihu.