Ditën e martë, në episodin e parë të emisionit “Piranja”, mësuesi 70 vjeçar, Fazli Kikaj nga Prizreni u ekspozua rëndë për pedofili. Së fundmi, kanë dalur detaje të reja në lidhje me Kikajn, ku u dëshmua se Kikaj ka një jetë të tërë që kishte ngacmuar nxënëset e tij.
Një prej këtyre nxënëseve ka folur për Albanian Post. Ajo thotë se 75 vjeçari e ngacmonte vazhdimisht.
“Unë kam qenë duke punuar në një lokal dhe ky (mësuesi) ka ardhur për t’u shërbyer. Gjithmonë, sa herë ka ardhë aty, më ka ngucë me fjalë. Më ka ftu bile edhe te banesa e vet për kafe”, ka deklaruar nxënësja, përcjell Botapress.info
Ajo tutje tha se nuk i kishte treguar askujt për rastin me shpresën që një ditë Kikaj do të largohej vetë. Për Albanian Post kanë folur edhe ish-nxënës të tij. Njëri prej tyre ka thënë se vajzat i merrnit notat e mira më lehtë nga Kikaj sesa djemtë.
“Ka pasë raste kur nuk i ka pyetur hiç në mësime. Ndonjë vajzë që është veshur më shkurt i ka dhënë më shumë përkrahje edhe i kanë marrë notat e mira më lehtë sesa ne djemtë. Gjithë i ka mbrojtë më shumë. Ishte shumë idiot”, ka thënë një ish-nxënës i tij.
Të tjerët kanë treguar se djemtë e klasës ai i rrihte, derisa vajzat i ledhatonte.
Policia ka treguar se e ka hapur rastin kundër mësuesit Kikaj ndërsa vetë Kikaj aktualisht gjendet në arrati.