Vetëm për shkak se jeni i martuar nuk do të thotë që ju duhet të flini së bashku çdo natë.
Influencuesja Taylor Paul ndau një video duke zbuluar arsyet pse ajo dhe burri i saj flenë në dhoma gjumi të ndara.
Paul shpjegoi fillimisht se disa herë, burri i saj endej nëpër dhomën e tyre gjatë natës duke kërkuar një këmishë.
Prandaj ajo i sugjeroi që vetëm të flinte në dhomën e miqve në mënyrë që ajo të flente e qetw në shtrat.
Ajo shpjegoi se netët që ai flinte në dhomën e miqve, do të kalonte duke bërë një gjumë vërtet të mirë.
“Ai gjithashtu ecën në gjumë, flet derisa flen nw gjumw dhe bën disa veprime rrëqethëse, kështu që kjo ndodhi që të funksionojw duke fjetur ndaras”, tha ajo.
Paul tha gjithashtu se asaj i pëlqen të flejë në temperatura më të ngrohta, por burri i saj preferon që të jetë më i freskët.
Në mënyrë të ngjashme, asaj i pëlqen të flejë në heshtje, por atij i pëlqen të përdorë një makinë me zhurmë të bardhë.
“Ndjehem sikur kjo është situata më e mirë për ne,” tha ajo.
“Ne kemi një martesë vërtet të shëndetshme, flemë mirë dhe të dy i duam dhomat tona të ndara.”
Duke i bërë ndjekësve të saj një vizitë në dhomat e tyre të veçanta, ajo tregoi dhomën e saj të gjumit mahnitëse, me dekorime të përsosura, një televizor të madh dhe një banjë.
Ajo qeshi ndërsa tregonte dhomën shumë më të rrëmujshme të të shoqit, e cila kishte rroba të hedhura në dysheme dhe çarçafët e tij të njollosur.
Çifti ka dy fëmijë së bashku dhe ata besojnë se ky sistem gjumi është më i dobishëm për martesën e tyre shkruan The New York Post percjelle Botapress.
P.S. Ky shkrim se pari u botua ne THE SUN dhe ketu ribotoher me leje!