Anastasia Gulei, 96-vjeçare, thotë se i ka shpëtuar vrasjeve të Hitlerit e Stalinit, prandaj, thotë se as presidenti rus Vladimir Putin nuk do të arrijë ta vrasë, transmeton Botapress.info
Gulei, kishte qëndruar katër muaj si e burgosur e kampit të Auschitzit në kohën e njëjtë kur kishte qenë edhe Ana Frank.
Edhe pse atje vdiqën të paktën 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenj – Anastasia ka arritur të arratiset, kurse tani duket se është e vendosur t’i mbijetojë edhe agresionit të Putinit.
“I kam mbijetuar Hitlerit dhe Stalinit e do t’i mbijetojë edhe këtij Putinit”, shtoi Anastasia.
Gulei që i mbijetoi holokaustit i ka krahasuar lëvizjet e Putinit në Ukrainë me ato të nazistëve, e më herët këtë muaj me rastin e 77-vjetorit të lirimit nga kampi i përqendrimit Bergen-Belsen, Putinin e ka cilësuar si ‘njeri të gjenocidit’.