Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Tronditet Prishtina: Një person bie nga një lartësia e madhe …
Rastin për gazete e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se viktima mashkull nuk ka arritur të përballojë plagët.
“Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, tha Borovci.
Më poshtë pamjet e siguruara nga lajmi.net në vendin e ngjarjes: