Sot bëhen plot 34 vite nga mbajtja e Kuvendit të Parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u zhvillua më 5 maj 1991 në ambientet e Medresesë “Alaudin” në Prishtinë.
Ky kuvend, i konsideruar si një moment historik i jashtëzakonshëm, u cilësua nga shumë pjesëmarrës dhe analistë si një ngjarje me përmasa të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit të 10 qershorit 1878, për nga legjitimiteti dhe rëndësia që kishte në rrethanat e kohës për popullin shqiptar.
Në këtë takim historik morën pjesë delegatë nga e gjithë Kosova, si dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Për shkak të kufizimeve politike dhe vështirësive të kalimit të kufirit, munguan përfaqësuesit nga Shqipëria, por një telegram urimi nga Lideri i Demokracisë në Shqipëri, Dr. Sali Berisha, mbërriti në mbështetje të kësaj ngjarjeje, shkruan Fakte me Adnan Merovcin.
Një nga momentet kulmore të Kuvendit ishte pjesëmarrja e Bacës Adem Demaçi – simbol i rezistencës dhe luftës për liri – i cili mbajti një fjalim të fuqishëm përshëndetës, urues dhe kritik.
Në aspektin organizativ, Kuvendi u menaxhua me sukses nga një ekip i përkushtuar që udhëhoqi të gjitha aspektet tekniko-logjistike të tij, në një kohë kur organizimi i tillë paraqiste sfida të jashtëzakonshme. Megjithatë, gjithçka u zhvillua në mënyrë të qetë, pa asnjë incident – një dëshmi e qartë e përkushtimit dhe seriozitetit të organizatorëve.
Në një fotografi të rrallë të ruajtur nga ajo ditë, shihet arritja e Kryetarit Ibrahim Rugova në Kuvend me veturën e Hajrush Abdullahut, i shoqëruar nga Jakup Shala.




Të tjera
Showbiz
Xheneta Fetahu trondit rrjetin, gati sa nuk zbuloj pjesën intime me fustanin tranparent
Xheneta Fetahu ka arritur sërish të
Showbiz
Çfarë fshihet pas postimit që bëri Gjesti? Misteri i “deles rozë”
Një imazh tejet enigmatik i një
Lajme
Qeveria serbe bllokon fondet nga Kosova për Luginën e Preshevës
Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel