Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy gjatë fjalimit të tij të fundit mbrëmë ka kërkuar trupat ruse të dorëhiqen.
Si po rekruton Rusia mercenarë për luftën në Ukrainë, kaq i paguan
“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse i dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, deklaroi i pari i Ukrainës në gjuhën ruse, raporton The Guardian.
“Ashtu siç nuk jeni trajtuar në ushtrinë tuaj. Dhe në mënyrën se si ushtria juaj nuk i trajton njerëzit tanë”, ka vazhduar më tej Zelensky.
Zelensky, një ditë më parë, ka kërkuar nga NATO që ta mbyllë qiellin ukrainas për avionët e huaj.
I njëjti pritet të mbajë një takim virtual me Kongresin amerikan./Botapress.info/.