Lahu, udhëheqës i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndodhet në mesin e shtatë personave të arrestuar sot.Arrestimin e tij e kanë bërë të ditur për Paparacin burime brenda autoriteteve shtetërore të rendit dhe drejtësisë.
Aksioni ‘Brezovica’, për të cilin është prangosur Lahu dhe gjashtë të tjerët, ka vazhduar sot për të tretën herë me radhë, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkung Kombëtar ‘Sharri’, në zonën e Brezovicës.
Sot janë bastisur 12 lokacione në katër qytete të Kosovës, në Ferizaj janë bastisur 5 lokacione, 1 në Lipjan, 1 në Skenderaj dhe 5 të tjera në Prishtinë.
Berat Lahu është dhëndërr i ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu. Ai është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Lahu është asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas zgjedhjeve lokale të 14 tetorit, 2021. /Botapress.info/