Klubi Futbollistik Prishtina nuk i filloi mirë stërvitjet e ditës së sotme. Në fushat sportive të këtij klubi gjatë natës ishin vjedhur rrjetat e portave, ndërsa hajnat ishin përgatitur të rrëmbenin edhe shtyllat.
Prishtina do të zhvillonte stërvitjet e grupmoshës, U17 si zakonisht, mirëpo terreni sportiv nuk ishte i njëjtë.
“Disa “njerëz” të pa ndërgjegjshëm dhe pa pikë morali njerëzor, gjatë mbrëmjes kishin vjedhur rrjetat e gollave të lojës si dhe mjetet përcjellëse të tyre, gjithashtu i kishin bë gati për ditën e sotme ti vjedhin edhe shtyllat (skeleturën e gollave) duke i shliruar ato fillimisht pastaj sonte sigurisht për ti çmontuar dhe për ti vjedhur copë-copë”, thuhej në postimin e Sopës.
Po ashtu Sopa ka treguar se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet terreni sportiv i klubit Prishtina.
“Kjo nuk është hera e parë që ne dëmtohemi duke na shkaktuar dëme të konsiderueshme në dyer dhe dritare, paisje sportive me theks të veçantë topa të lojës etj”, thuhet mes të tjerash në postimin e Sopës.
Foto nga qendra sportive
Klubi Futbollistik Prishtina është duke kaluar në një krizë financiare ku si pasojë futbollistët e Ekipit A, kanë anuluar stërvitjet e tyre me klubin.