Përkthyesi nga emocionet ndërsa Zelensky i drejtohet Parlamentit EvropianPresidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit me ovacione të vazhdueshme nga diplomatët europian teksa iu drejtua Parlamentit Europian, duke u thënë të pranishmëve se vendi i tij “po lufton për mbijetesë”.
“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë”, tha Zelensky, duke bërë që përkthyesit të BE-së t’i dridhet zëri, raporton CNN, përcjell Gazeta Botapress.info
“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë.”
“Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë,” tha Zelensky. “Por ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës”, shtoi ai. “Unë besoj se sot ne po u tregojmë të gjithëve se kjo është pikërisht ajo që jemi.”
Fjalët e para prekëse të Zelenskyt para eurodeputetëve: Dëshmojeni se nuk do të na lini të vdesim
Zelensky kërkoi që Ukraina të anëtarësohet në BE me një proces të përshpejtuar të hënën. Ai mori një ovacion të jashtëzakonshëm, teksa eurodeputetët u ngritën në këmbë duke duartrokitur./Botapress.info/