Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e caktoi 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vend.
Hamza tha se 9 shkurti do ta përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Kosovës, teksa shtoi se beson në kapacitetin e tyre për t’u ngritur mbi çdo pengesë dhe për ta ndërtuar, sipas tij, shtetin modern, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
“Nominimin për Kryeministër e kam pranuar që të udhëheq me përgjegjësi, transparencë e ndershmëri, duke përfaqësuar interesat tuaja dhe duke i vënë nevojat e qytetarëve në qendër të çdo vendimit tim”.
“Kjo është një rrugë që nuk mund ta përshkoj i vetëm. Prandaj, ju ftoj të gjithëve të bashkoheni me mua për ta ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të bashkuar dhe më të drejtë. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin që kemi pritur”, shkroi Hamza.
Tutje, ai tha se është koha për të besuar në të ardhmen dhe për t’u angazhuar që 9 shkurti i vitit 2025 të jetë dita kur fillon një kapitull i ri për Kosovën.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,