80 veprat me të cilat ngarkohet i rrezikshmi Dushan Sllaviq

Operacioni policor antidrogë në Veri të Mitrovicës, rezultoi me zbulimin e tre laboratorëve të drogës dhe arrestimin e dy personave të dyshuar. Në mesin e dy të tjerëve të cilët ndodhën në arrati është edhe bashkëpronari i njërit nga laboratorët, Dushan Sllaviq.

Operacioni i koduar si “Shpata” u realizua të dielën nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Nartkotikë.   Dy personat e arrestuar nga policia në këtë aksion janë Nikola Filgjokiq dhe Ivan Slaviq, të cilët ndodhën nën masin e ndalimit policor.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që pritet të ushtrohet këkesa për caktimin e masës së sigurisë.

LEXO EDHE KETE

Lajm i keq: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot dhe nesër

Policia nuk ka arritur ta kap, Dushan Sllaviq i cili është bashkëpronar në njërin nga laboratorët.Sllaviq është emër i njohur për Policinë e Kosovës. Ai është i ngarkuar me mbi 80 vepra penale.

E kaluara kriminale e Dushan Sllaviq

Në mesin e 80 veprave penale me të cilat policia e ngarkon Dushan Sllaviq është edhe ajo e sulmit ndaj zyrtarëve policor në muajin e kaluar në Leposaviq.

32 vjeçari serb, dyshohet se më 23 janar të këtij viti, së bashku me një person tjetër kishin sulmuar zyrtarët policor në Bistricë të Leposaviqit.

Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast. Me një veturë të tipit “Audi Q5”, Sllaviq së bashku me një tjetër person, kishin sulmuar zyrtarët policor duke tentuar t’i shmangen postbllokut.

Pas këtij sulmi, Policia e Kosovës ishte detyruar të gjuajë me armë zjarri në drejtim të veturës.

80 veprat penale me të cilat ngarkohet Dushan Sllaviq janë vrasje, detyrim, kanosje, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, grabitje e disa kundërvajtje.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Sllaviq është pjesë e bandave që marrin urdhra nga krimi i organizuar në Serbi.

Sipas Sveçlës, ata mbështeten dhe mbrohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Me këtë deklaratë, Sveçla ka arritur edhe ta arsyetojë moskapjen e njërit nga figurat më të rrezikshme të Mitrovicës Veriore.

Reagimi i Listës Serbe pas operacionit antidrogë në veri

Pas operacionit të suksesshëm të policisë në Veri reagoi Lista Serbe.

Nga kjo parti thanë se autoritetet e Kosovës po mundohen që ta politizojnë.

“As Petkoviq dhe as Vuçiq nuk mbështesin aktivitetet kriminale të asnjë personi, por veprimtaria e paligjshme e një personi nuk mund të jetë arsyetim për veprimet e njësive speciale në veri”, deklaruan nga kjo parti.

Po ashtu, Lista Serbe hodhi poshtë pretendimet e ministrit Sveçla se bashkëpronar i njërit prej laboratorëve të drogës është personi që sulmoi Policinë e Kosovës në Leposaviq.

Gjatë realizimi të këtij operacioni është arritur të zbulohen tre laboratorë me bimë narkotike.

Dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.

Tre laboratorët e drogës janë shkatërruar dhe vlera e lëndëve narkotike dhe pajisjeve ishte rreth 2.3 milionë euro.

Ministri Sveçla theksoi se barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit në të vërtetë kanë mbrojtur drogën e jo qytetarët. /Botapress.info/

ngjashme