7 vjet pa u zgjidhur rasti i Astrit Deharit – çka thotë sot Dardan Molliqaj për vdekjen e tij?

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dikur pjesë e Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur rreth rastit të Astrit Deharit.

Molliqaj në intervistë për Insajderin ka akuzuar VV-në se nuk ka bërë asgjë për zgjedhjen e rastit të tij.

Ne e kemi bërë një aksion, në nëntorin e viti 2021 para qeverisë së Kosovës me deklaratat, e zyrtarëve qeveritarë tashëm, që kanë qenë dikur opozitarë dhe anëtarë të partisë LVV. Për të treguar se asnjëherë, nuk e kanë pasur as synim, as qëllim zbardhjen dhe vendosjen e drejtësisë për rastin Dehari. Këta e kanë përdor Astrit Deharin vetëm atëherë kur iu ka nevojit për konsum politik, prej fitimit të zgjedhjeve e deri në përvjetorin e parë, me 5 nëntor të 2021-ë, nuk kanë bë asnjë deklarim apo veprim për të”, ka thënë ai për Insajderin.

Ish-sekretari i VV-së madje shprehet se partisë së Kurtit nuk i intereson zgjidhja e rastit të aktivistit që ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Nuk besojmë që iu intereson drejtësia për Astrit Deharin, përkundrazi ju intereson mos zgjidhja e këtij rasti, në mënyrë që të iu lejohet spekulimi dhe interpretimi se si ata donë. Ata nuk e duan drejtësinë sepse drejtësia do t’i demantonte me ato metoda të cilat ata I kanë përdorë për me ardhë në pushtet”, deklaroi ai.

Molliqaj madje e akuzon Qeverinë Kurti edhe për humbjen e mostrave të Astrit Deharit.

Edhe humbja e mostrave është përgjegjësi e këtyre, aty edhe emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit ka qenë në kohën e tyre. Gati 1 vit e gjysmë pasi e kanë marrë pushtetin, dhe nuk ka arsyetime të tilla, prandaj mendoj që është një prej dëshmive që LVV se ka dashur asnjëherë zbardhjen e rastit të Astrit Deharit prej ku ne nuk jemi aty”.

Gjatë kësaj interviste, kreu i PSD-së ritheksojë se arrestimi i Astritit ishte i pa ligjshëm teksa ceki se kujt i përket përgjegjësia për vdekjen e tij.

“…Për vdekjen e Astrit Deharit është përgjegjës shteti, në dy rrafshe, që e ka arrestu në bazë të provave me indicidie dhe jo arsyetimin që ka bazë të mjaftueshme për t’u arrestuar dikush. Në anën tjetër që ka vdekur në institucionin ku ka rregulla se si trajtohen të paraburgosurit, unë kam qenë vet në atë burg dhe janë rregullat se si ti mund të rrish në dhomë vet. Praktikisht nuk lejohet qëndrimi në dhomë vet. Është përgjegjësia e menaxhimit të burgosurit dhe është përgjegjësia arrestimit të pafajshëm dhe dërgimit në burg. Për këto dyja, ka qenë përgjegjësi e shtetit”.

“Unë asnjëherë, as kur kam qenë në Vetëvendosje  dhe as pastaj nuk kam thënë që është vrasje apo vetëvrasje”.

Intervista e plotë:

Vdekja e mistershme e Astrit Deharit e pazgjidhur

Hetime, intervista, arrestime, raporte, ekspertiza u kryen gjatë këtyre shtatë viteve që nga 5 nëntori i vitit 2016 për të zbardhur vdekjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, e cila ende mbetet një mister.

Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Vetëm pak minuta më pas u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës.

Vdekja e Astrit Deharit, menjëherë u cilësua si e dyshimtë, por ende nuk është zbuluar e vërteta./ Botapress.info/

ngjashme