Në 21 komuna të Kosovës është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur më kohë, kështu kanë njoftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar dhe qytetarët në Malishevë, ku një 67 vjeçar ka vendosur të shkojë me plis për të votuar.“Është obligim për çdo qytetar për të votuar, dhe për atë që e çon përpara Malishevën”, tha ai, i cili gjatë votimit ishte i shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja e tij.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në ora 19:00.Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571.