Në fshatin Greme të Ferizajt gjendet një xhami e vjetër që nga shekulli XVII’të, në të cilën dominon ngjyra e gjelbërt, shkruan Gazeta Botapress.
Në këtë xhamia të shekullit XVII’të besimtarët muslimanë me shekuj praktikojnë fenë e tyre. Xhamia në Greme është një monument i trashëgimisë kulturore në Kosovë. Kjo xhami, në Luftën e Dytë Botërore ka shërbyer për ushtri, e kanë shfrytëzuar edhe ballistët. Në vitin 1992-1993 kjo ka shërbyer si shkollë, ndërsa vitin 1998-1999 ka qenë si shtab ushtarak i UÇK’së.