Sot shënohet 33 vjetori i miratimit të Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës, ku më 2 korrik, 1990 e miratuar publikisht nga 114 delegatë, Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave, i njohur si akt historik i pritur moti që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbi.
E për të folur rreth kësaj ngjarje të veçantë, e ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova ka qenë njëra nga 114 delegatët që e miratuan këtë Deklaratë Kushtetuese, Feride Hyseni.
Në dy mbledhjet e datës 20 dhe 21 të qershorit 1990, paraqitja e saj kundrejt kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, ishte mjaft e ashpër dhe insistuese në një atmosferë të pushtuar nga tensionet.
Feride Hyseni sot këto mbledhje i quan mbledhje maratonike, pasi siç shprehet ajo, punën në to e kishin filluar qysh në orën 09:00 të mëngjesit për të përfunduar në orët e vona të mbrëmjes, e deri te nata që qëndruan disa prej tyre deri në mëngjes.
“Atë ditë në sallë ne ishim edhe pa mëngjes, edhe pa drekë e edhe pa darkë. Kemi qenë të rrethum me polici. E dimë që popullata atë kohë filloi të reagoj që të vinë të Parlamenti, sepse e kanë llogaritë që jemi të rrezikuar në një mënyrë” , u shpreh ajo ndër tjera ajo.
Në mesin e shumë fjalimeve që luajtën rol në këto mbledhje, ishte edhe fjalimi i Feridës, e cila iu drejtua edhe kryetarit serb të Kuvendit, Gjorgje Bozhoviq, duke i kërkuar të drejtat e tyre parlamentare.
Këtë fjalim mund ta ndiqni në videon vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=i74cg3WVbJ0&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=t1dzC01b8KQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI