Një person i armatosur u arrestua mbrëmjen e së enjtes, pasi qëlloi me armë zjarri kundrejt 3 oficerëve të policisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hjuston të SHBA-ve.
Video e publikuar nga mediet vendase tregon momentin kur autori qëllon me breshëri ndaj policëve
Mësohet se arrestimi i 31-vjeçarit u bë pasi shtëpia e tij u rrethua nga forcat e policisë.
Ai u dorëzua rreth orës 19:45 ndërsa iu nënshtrua një operacioni në qafë, për shkak të plagëve që mori kur po qëllonte oficerët e policisë.