30 paqeruajtës nga Shqipëria i dhanë dje fund misionit të tyre në kuadër të KFOR-it.Paraprakisht, ata morën pjesë në Ceremonia e Paradës së Medaljeve dhe atë të dorëzim-pranimit të detyrës me pasardhësit në kampin Villagio Italia në afërsi të Pejës.
Koloneli i shtabit të Komandës Rajonale të KFOR-it, Ivano Marota, u shpreh i kënaqur për punën e kryer nga 30 ushtarët shqiptarë, thuhet në njoftimin e misionit të NATO-s.