• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

3 ditë pas tragjedisë me 4 të vrarë, braktisen hotelet ku ndodhi përplasja në Velipojë

nga Bota Press
29 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Nuk ndihen aspak të frikësuar teksa pushojnë në plazhin e Velipojës. Turistë shqiptarë e të huaj e konsiderojnë të izoluar vrasjen e 4-fishtë për shezlongët dhe thonë se kjo s’duhet të dëmtojë turizmin. Por vetëm 400 metra larg masivitetit, janë braktisur hotelet ku ndodhi përplasja me armë.

Askush nuk ka guxuar t’i prekë këto kashtore….Kanë mbetur në rërë si dëshmi e heshtur e konfliktit që përfundoi tragjikisht mes familjeve Ferracaku e Gocaj.

Përpara hotel “Fantazia” pronë e familjes Ferracaku pushuesit numërohen me gishtat e dorës….e njëjta panoramë është në kahun tjetër, në plazhin privat që menaxhojnë Gocajt. Policia nuk ka kryer asnjë veprim, edhe pse molla e sherrit ishin pikërisht këto çadra e shezlongë….

Një panoramë tjetër na shfaqet 400 metra më larg….në qendër të Velipojës….

Velipoja u trondit tre ditë më parë nga ngjarja e rëndë, masakra me 4 të vdekur. Report TV ka udhëtuar sot në Velipojë 35 nga Shkodra, me një vijë bregdetare prej 8 kilometrash. Report Tv u është drejtuar pushuesve për të mësuar atë me të cilën përballen; A ka hapësirë mjaftueshëm dhe a ka plazhe publike?

Pushuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë ofron plazhi më i madh në veri të vendit, me një brez të gjerë rërë dhe det të pastër.

“Jemi të kënaqur, unë jam 93-vjeçar dhe kam ardhur këtu. Çdo vit vijmë. Nuk kemi frikë, por na vjen keq që të mos ndodhin këtu gjëra, është shumë keq, nuk është mirë”.

“Prej 8 vitesh vijmë këtu, kushtet janë shumë të mira, na vjen keq për atë që ka ndodhur, por ajo ka ndodhur. Këtu nuk ka kurrëfarë problemi”, thanë turistët.

Pamjet tregojnë qartë se pushuesit janë të shumtë në numër këtë fundqershori. Të ardhur nga Kosova, ata shprehen se përplasja e 27 qershorit është një ngjarje e izoluar dhe nuk duhet të përdoret për të dëmtuar imazhin e Velipojës.

“E kam dëgjuar, mos e dëgjofsha më kurrë. Shumë jam i pikëlluar, jam prekur prej asaj familje, na ka ardhur keq, madje e kam një djalë dhe një vajzë në Gjermani dhe më pyeten ‘babi a do shkosh më aty’, unë i thashë ‘jo pse’, po ‘se është rrezik më thanë’. Jo i thashë ca rrezik, gjithkund ndodhin këto gjëra”, tha një tjetër.

Hapësira për plazh publik në Velipojë nuk mungon, por ajo është shumë më e vogël se sa hapësira ku janë vendosur shezlongët nga operatorët privat.

“Velipoja është vend fantastik  e ka fal Zoti, nuk ka vend më të mirë, por duhet rregulluar pak rrugët, rëra është e mirë, ajri, uji, të gjitha”, tha një tjetër.

Edhe pse ende nuk janë miratuar lejet për stacionet e plazhit, duket qartë se e gjithë vija bregdetare është e mbushur me shezlongë. Jashtë kamerës, operatorët turistik shprehen se janë në pritje të lejeve nga Ministria e Turizmit, ndërsa kryebashkiakja Voltana Ademi tha se deri më tani është miratuar vetëm një leje, ndërsa me dhjetëra operatorë të tjerë presim për tu licencuar edhe pse data shënon 29 qershor.

Tags: 3 ditë pas tragjedisë me 4 të vrarë

Të ngjashme

Kosovë

Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Kulturë

Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

nga Bota Press
30 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet
  • Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt
  • Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.
  • Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni
  • E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.