• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

27 policë janë arrestuar gjatë këtij viti, 65 të tjerë janë suspenduar

nga Bota Press
18 Korrik, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Për gjashtë muaj në Kosovë janë arrestuar 27 policë, ndërsa janë suspenduar 65 punonjës të tjerë.Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe keqpërdorimi i autorizimeve zyrtare, janë dy veprat më të shpeshta për të cilat po hetohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Në anën tjetër, gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i ankesave të qytetarëve, ku në Inspektoratin e Policor, janë pranuar 923 ankesa.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj deklaron se janë 358 raste penale duke u trajtuar nga departamenti i hetimeve.

Ai pohon se ka rritje të ankesave të qytetarëve, por edhe të arrestimeve dhe suspendimeve të policëve.

“Ka një rritje të ankesave të qytetarëve të Kosovës ndaj punës së policisë. Nga janari deri në fund të qershorit, kemi pranuar 923 ankesa të qytetarëve ndaj punonjësve të policisë për shkelje të ndryshme. Të cilat ankesa janë trajtuar në Inspektorat Policor, 358 prej tyre janë vlerësuar që kanë elemente të veprave penale dhe janë dërguar në Departament të Hetimeve për tu trajtuar konform procedurave të Kodit të Procedurës Penale. Ndërkaq, gjithashtu ka një rritje edhe të numrit të veprimeve hetimore dhe suspendimeve që kemi ndërmarrë këtë vit, si Inspektorat i Policisë. Janë suspenduar 65 punonjës të policisë për këto raste që janë trajtuar. Si dhe janë arrestuar 27 zyrtarë të policor për vepra të ndryshme penale sipas autorizimeve të prokurorëve përkatës”, deklaron Hodaj për KosovaPress .

Hodaj thotë se krahasuar me vitin paraprak, janë rreth 200 ankesa më shumë, derisa tregon se për çfarë veprash penale janë arrestuar dhe suspenduar zyrtarët policor.

“Prej zyrtarëve të arrestuar dhe të suspenduar janë për vepra të ndryshme penale. Por, kryesisht janë për veprën për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe për keqpërdorim  i autorizimeve zyrtare apo pozitës zyrtare. Këto janë dy veprat që janë më të shpeshta. Ndërkaq, ka edhe vepra për shkaktim të lëndimeve trupore, dhunë në familje dhe vepra të ndryshme penale”, shton ai.

Të premten gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët e kësaj partie. Megjithatë të njëjtit janë ankuar për përdorim të dhunës. Qeveria e Kosovës ka njoftuar se përgjegjësi për operacionin e policisë është suspenduar, ndërsa Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin.

“Ne e kemi pranuar një ankesë prej njërit prej zyrtarëve që ka qenë pjesëmarrës në atë protestë. Kanë dalur inspektorët tanë për të analizuar dhe verifikuar pretendimet e tyre. Do të vlerësojmë dhe analizojmë se a ka pasur keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo ka pasur tejkalim të përdorimit të forcave, kjo do të vlerësohet nga hetuesit tanë në bashkëpunim edhe me punëtorët përkatës, nëse vlerësohet që ka elemente sigurisht që do të trajtohet. Nëse vlerësohet që ka vetëm tejkalim që janë në domenin e procedurave administrative atëherë do të trajtohet nga Policia e Kosovës”, njofton Hodaj.

Gjatë vitit 2020, janë arrestuar 32 punonjës policorë të dyshuar për vepra penale, ndërkaq janë suspenduar 83 të tjerë.

Tags: Policet e arrestuar

Të ngjashme

Aktuale

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Aktuale

Ambasadori Hill lavdon Serbinë, thotë se është gati për marrëveshjen, shpreson të jenë edhe të tjerët

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Aktuale

Drafti i FES: Asociacion me flamur e stemë, kush e drejton, kush e financon dhe cila është lidhja e tij me Serbinë?

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Aktuale

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Jeni vonuar për Asociacionin

nga Bota Press
30 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet
  • Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt
  • Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.
  • Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni
  • E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.