Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Botapress.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 26 raste të reja të infektuara me këtë virus.Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
21 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.
Në total numri i rasteve aktive është 632.