Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një e re ka humbur jetën pas një plagosjeje me armë zjarri në një poligon qitjeje.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 19:20 është raportuar se një femër është plagosur në poligonin “Fazani-S”, në rrugën “Dritan Hoxha”. Viktima, dyshohet se është vetëplagosur me armë në pjesën abdominale.
Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore dhe forenzika, si dhe mjekësia ligjore, ndërsa prokurori i krimeve të rënda ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vetëvrasje”.
Mirëpo, pas veprimeve hetimore të mëtejshme të njësisë së hetimeve të Prishtinës, është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit pronari i poligonit:.
Me aktvendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekje



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para