Në Kampin e Njësive Speciale “Vrella” në Sllatinë, 24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative, janë certifikuar në fushën e “Aftësive të veçanta policore operative”, pas një trajnimi të zhvilluar nga një konsulent ndërkombëtar, përmes OSBE-së.
“Ky trajnim u organizua në bazë të nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë të jashtëm të ofruar nga OSBE, partner strategjik i Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve specialistike”, tha policia në njoftim.
Ajo shtoi se ky aktivitet kontribuon në rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operative të Njësive Speciale, duke forcuar standardet dhe kapacitetet e tyre në operacione të veçanta policore.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e