Sot janë bërë 16 vjeqë kur ndërroi jetë gazetari Bardhyl Ajeti. Ai vdiq në në Milano të Italisë, me 25 qershor, ku atje ishte dërguar për trajtim.Atentati ndaj tij ishte bërë me 3 qershor.Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, vrasja e tij vazhdon të mos jetë zbardhur.Ajeti u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur rrugës për në Gjilan, me saktësisht në fshatin Bresalc.
I vetmi dëshmitarë i kësaj ngjarje ishte një taksist i cili po e tërhiqte makinën e Ajetit pas një prishje që kishe pësuar, megjithatë ky dëshmitarë M.G. nga fshati Përlepnicë e Gjilanit ishte ndjerë i kërcënuar dhe është larguar drejt Norvegjisë.
Familjarët ende presin që të zbardhet vrasja e tij, derisa shpresat i kanë te Gjykata Speciale.
Ata e kujtojnë me mall e krenari që e patën. Njëjtë e kujtojnë dhe kolegët, të cilët mbetën pa të, në rrugën për të vërtetën./Botapress