Pacientja V.R nga Drenasi e moshës 16-vjeçare, e cila është në javën e 34-të të shtatzënisë apo në muajin e tetë, është shtrirë në Repartin e Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për përcjellje të gjendjes së saj.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismaili, derisa ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
“Pacientja V.R nga Drenasi e lindur me 2005. Eshte ne javen e 34 te shtatzanise. Eshte shtri ne repartin e patologjise per percjellje te shtatzanise”, deklaroi ai për lajmi.net.
Mediumi ka kontaktuar edhe zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin, e cila ka thënë se po e trajtojnë rastin në koordinim me institucionet përkatëse.
“Dje e kemi pranuar si informatë dhe jemi duke e trajtuar në koordinim me institucionet përkatëse”, ka thënë ajo për mediumin.