Për çdo 10 shkurt, varret e tyre mbulohen me lule të freskëta.Të parët që i kujtojnë dy aktivistët që u vranë në protestën e 10 shkurtit të 2007-ës, janë familjarët e tyre.
Me lot në sy, ata po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për atë që ndodhi 16 vite më parë.E ata që protestuan së bashku me ta, tani po udhëheqin me vendin.Në këtë cilësi bënë homazhe tek varrezat e tyre, e tek vendi ku u vranë nga policia e UNMIK-ut.
S’dihet numri i kandidatëve për policë në veri, skepticizëm se do të plotësohen vendet boshe
Ato trazira i kujtoi këtë të premte kryeministri i Kosovës.E kauzën që edhe ranë Balaj e Xheladini, premtoi se do ta ruaj deri në fund, Albin Kurti.Se amaneti i tyre duhet të jetë në ndërgjegje të krerëve të shtetit, e tha edhe vëllai i Mon Balajt.
Edhe bashkëaktivistët e tyre, thonë se me apo pa pushtet, do ta ruajnë amanetin e tyre.Një protest tjetër kundër themelimit të asociacionit do të mbahet këtë të mërkurë.