Kryeministri Albin Kurti, përgjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka ngatërruar datën e 14 korrikut me atë të 14 shkurtit.
Kurti, përgjatë kohës sa po shqyrtohej pika nëntë e mbledhjes së Qeverisë, respektivisht rishqyrtimit të masave të pakos së ringjalljes ekonomike, e ka ngatërruar 14 korrikun me 14 shkurt.
LEXO EDHE:
“14 Shkurt, më falni 14 korrik”, deklaron Kurti në mbledhje të Qeverisë.
14 shkurti është një nga datat që haset më së shpeshti në fjalimet e kryeministrit, e cila shënon fitoren e subjektit të tij politik në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.