Përjashtimi i nxënëses E.L nga shkolla “Asdreni “ në Pejë, vetëm për shkak të mbulesës, ka nxitur reagime. Sot shokët dhe shoqet e klasës së saj kanë vendosur që të bojktojnë mësimin. Ata kanë protestuar duke kërkuar që shoqja e tyre e klasës të kthehet shkollë.
Lidhur me këtë rast familjarët e nxënëses E.L kanë angazhuar avokatin Gëzim Baloku që të merret me rastin.
Në fund të muajit do të nënshkruhet kontrata për rrugën Tetovë – Prizren
Baloku në një prononcim për Telegrafin ka treguar se nxënësja E.L ka vendosur mbulesën gjatë pushimeve verore, dhe me tu kthyer në shkollë drejtoresha i ka thënë që të mos vie më.
“Ka shkuar në shkollë me mbulesë dhe drejtoresha i ka thënë se më nuk mund ta vijojë mësimin”, ka thënë avokati Baloku.
Ky i fundit i është takuar me drejtoreshën e shkollës “Asdreni”, Agime Lajqi, nga e cila e ka kërkuar vendimin me shkrim për përjashtimin e të miturës.
Sipas avokatit Baloku, drejtoresha nuk ia ka dhënë vendimin me shkrim si dhe për të shkuar tutje drejtoresha e ka paraqitur rastin në Policinë e Pejës me pretendimet se është shqetësuar nga avokati Baloku, e ky i fundit më pas është ftuar në polici për deklaratë.
“Pres vendimin me arsyetim përse drejtoresha ka vendosur që të mos e lejoj të vijojë mësimin nxënësja e cila është 13 vjeçare. Drejtoresha e ka lajmërua policinë, gjoja se është frikësuar nga ana ime dhe pastaj jam ftuar nga policia për të dhënë deklaratë. Sot isha me nënën e vajzës në shkollë dhe pritëm që të takoheshim me drejtoreshën por ajo nuk kishte ardhur”, tha Baloku.
Ai nuk përjashtoi mundësinë e ushtrimit të kallëzimit penal për drejtoreshën e shkollës “Asdreni” nga familjarët e nxënëses së përjashtuar.