Qeveria Kurti sot ka ndarë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe fëmijët. Megjithatë, pensionistët po vlerësojnë se kjo mbështetje financiare nuk është e mjaftueshme për ta përballuar jetesën.
Për Front Online ka folur përfaqësuesi i pensionistëve, Sherif Kastrati, i cili tha se pensionistët kanë nevojë për pensione dinjitoze dhe jo vetëm ndihma të përkohshme.
“Kjo nuk është e mirë për neve. 100 euro janë të mirëseardhura, por nuk janë të arsyeshme. Ne kërkojmë pension dinjitoz sikur shtetet përreth që i kemi”, tha Kastrati
Ai shtoi se pensionistët vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike dhe kërkesë kryesore e tyre mbetet rritja e pensioneve për një jetë më dinjitoze.



Të tjera
Lajme
Halimi: Kemi rezultate interesante, si asnjëherë më parë
Fisnik Halimi nga PIPOS, ka
Aktuale
Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV fituese e zgjedhjeve
Tashmë është publikuar Exit Poll-i i
Lajme
Mbi 600 të burgosur votojnë në institucionet korrektuese në Kosovë
Procesi zgjedhor është zhvilluar edhe në