“10 certifikata të pronësisë…”Këto janë gjërat që prokuroria ia ka sekuestruar dhëndrit të Liburn Aliut

Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për rastin “Brezovica” u arrestuan shtatë persona. Në mesin e tyre ishte edhe asamblisti i VV në Prishtinë, Berat Lahu. Ai është dhëndri i ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliut.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Certifikatë e pronësisë (10 fletë) · Skicë (1 fletë) dhe · Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Gazeta raporti sot lidhur me arrestimin dhe bastisjen në shtëpinë e Berat Lahut.Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi për Insajderin edhe prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

LEXO EDHE KETE

Deputeti i VV-së e kritikon fort Bashën: Qeveria po na shtin në konflikt me tana grupet e shoqërisë

Aksioni “Brezovica 6”, ka përfunduar më herët i cili kishte nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në disa lagje të Prishtinës.

Prokuroria ka njoftuar se aksioni ishte zhvilluar në tri lokacione të ndryshme duke rezultuar me shtatë të arrestuar./Botapress.info/

ngjashme