Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë këtij viti janë kryer 1 mijë e 70 intervenime kirurgjike te fëmijët me probleme të ndryshme shëndetësore
Sipas SHSKUK’së, nga 1 janari deri më 21 dhjetor janë trajtuar 591 raste urgjente dhe 478 raste jo urgjente, thotë raporti i punës.
Në këtë periudhë, po ashtu, janë realizuar 8 mijë e 536 vizita mjekësore.