Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka tri vite që është bërë kryeministër. Por, pavarësisht kësaj kohe të gjatë, ai nuk ka arritur të realizojë asnjë projekt madhor që do të mund të mbahet mend. Prej 1 shkurtit të këtij viti, Kurti ka pagë mujore rreth 1,800 euro.
Deri më tani ai ka prerë shiritin përurues vetëm të një ure të vogël, e ndërtuar në fshatin Saradran të komunës së Istogut. Një urë e tillë mund të ndërtohet me forca vetanake të banorëve të një fshati dhe kur aty duket me gërshërë në duar edhe kryemnistri Kurti, atëherë ngjarja është një komedi.
E dhimbshme: Një 37 vjeçar nga Rahoveci gjendet pa shenja jete në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje!
Në fakt, “Ura e Saradranit” është përgjigjja e vetme që Kurti mund t’ua “përplasë” në fytyrë kundërshtarëve të tij që mund ta akuzojnë për mospunë.
Gjatë kohës së tij si kryeministër, Kurti ka bllokuar investimet kapitale. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, investimet kapitale në nivelin qendror ishin 9%, derisa në nivelin lokal ishin 19%. Kjo situatë nuk ndryshoi as në muajt pasues.
Këto të dhëna tregonin për situatën si në kohën e pandemisë, kur pothuajse çdo gjë ishte bllokuar dhe asnjë punë publike nuk realizohej.
Prandaj, sot “1 Maji” është ditë që mund ta shënojnë vetëm punëtorët, por jo edhe kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë qeverisjes së tij nuk mund t’iu tregojë qytetarëve të Kosovës asnjë punë të madhe të realizuar dhe që do të mund të mbahet mend. Vetëm “Ura e Saradranit” është karta e tij e artë./Botapress.info/