[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë



Policia Rajonale e Pejës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për blerje, posedim, shpërndare dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Bëhet fjalë për 57-vjeçarin nga Lubova e Istogut, Cenë Isenaj.

Përmes një kërkese për bashkëpunim drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë./

Menu Title