Një tentim-vrajse ka ndodhur në komunën e Podujevës. Një person është arrestuar në fshatin Sfeçël të Podujevës, pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e ka qëlluar.
Lëndime trupore, ka pësuar nëna e viktimës, të cilës i është ofruar tretmani mjekësor. Është konfiskuar arma dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.