Është varrosur, Kujtim Kastrati, bashkatdhetari që humbi jetën në aksidentin e javës së kaluar në Kroaci.
Familjarë, miq dhe qytetarë janë mbledhur në Malësi të Vogël të Rahovecit për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Kujtimit, i cili la pas vetes dy fëmijët.
Vdekja e të ndjerit po përjetohet rëndë nga familjarët, megjithatë shprehin falënderime për Qeverinë për kujdesin ndaj viktimave dhe të lënduarave në aksidentin me autobus në Kroaci.
Edhe familjarë të tjerë jashtë kamerës së KosovaPress shprehën dhimbjen për vdekjen e të afërmit të tyre.Pjesë e ceremonisë së varrimit ishte edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se ngjarja tragjike e së dielës ka goditur rëndë gjithë popullin tonë.
“Po e mbulojmë me dheun e Kosovës Kujtimin, i cili është pjesë e tragjedisë ku humbën jetë edhe 9 qytetarë tjerë. Tragjedia që ndodhi e ka goditur tërë kombin tonë”, tha ai.