Në Komunë e Prishtinës ka ndodhur një rast i tentim-korrupsionit, ku një qytetar dyshohet se ka ofruar ryshfet në vlerë prej 2,000 eurosh ndaj një zyrtareje të Drejtorisë së Urbanizmit.
Nga kjo drejtori bëjnë të ditur për RTK se qytetari ka tentuar t’ia jepte të hollat me qëllim që të përshpejtonte ose të ndikonte në trajtimin e një rasti konkret.
Zyrtarja komunale nuk ka pranuar shumën, por menjëherë e ka njoftuar Policinë e Kosovës për ngjarjen.
Aktualisht, zyrtarja është duke dhënë deklaratë në Njësinë për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
“Po është e vërtetë. Një zyrtare jona ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë ngase një qytetar ka tentuar t’ia jepte 2000 euro ryshfet për të kryer një favor. Zyrtarja ka njoftuar drejtorin dhe organet e drejtësisë dhe aktualisht ajo është duke dhënë intervistë”, thuhet në konfirmimin e Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen